Elegant me topin në këmbë, i ashpër përballë kundërshtarëve dhe me një nuhatje të mirë për gol, për më tepër i ri në moshë(22 vjeç). Emanuele Ndoj plotëson të gjithë kushtet për të qenë një investim i sigurt për të ardhmen, një lojtarë që shumë shpejt pritet të jetë pjesë e Serie A.

Emanuele Ndoj
Emanuele Ndoj

Sipas mediave italiane, në ndeshjen Brescia-Carpi, në stadium ka pasur disa vëzhgues nga ekipi i Sampdorias ku nën listën e tyre ishte emri i futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Emanule Ndoj. Mesfushori zhvilloi një 90-minutësh shumë të mirë në aspektin personal ku fitoi një 11-metërsh ndërsa shënoi dhe një gol në minutën e 37-të, një ndeshje perfektë që sigurisht është mbajtur shënim nga emisarët e Sampit.

Prej kohësh Ndoji ka fituar statusin si i “pa prekshëm” tek Brescia, por sigurisht Serie A dhe Sampdoria do të ishin një vitrinë shumë e madhe për të, një diskutim i cili pritet të marrë formë në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: