Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë aktivistë të saj ndërsa po shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave.

Në një njoftim për media, VV ka bërë të ditur se parullat janë shkruar te Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë ndersa po shkruanin parrulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla ‘Gratë dhunohen, policia flen’ është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flejnë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t’i pengur aktivistet që kërkojnë drejtësi”, ka njoftuar VV.

Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.

“Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjës komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t’i parandalojë por as pasi ndodh krimi nuk veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinsë, kundër diskriminimeve, thuhet në njoftimin e VV-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb