Situata në Afganistan, sidomos në aeroportin e Kabulit është e tensionuar.

Këtë e konfirmon për CNN, reporterja Clarisa Ward. Ajo ka thënë se situata nuk po përmirësohet dhe kjo përbën një shqetësim.

Sipas saj SHBA nuk ka bërë një plan të mirëorganizuar dhe talebanët që kontrollojnë perimetrin e aeroportit po vështirësojnë procesin e evakuimit.

“Situata nuk po përmirësohet dhe kjo është shqetësuese. Kishte shpresa se Shtetet e Bashkuara, mund te kishin gati ndonjë lloj plani apo do të ishin në gjendje te negocionin me talebanët për të zhbllokuar apo përmirësuar procesin e evakuimit, por nuk është kjo ajo që po shohim.

Gjatë gjithë ditës kam folur me njerëz që kanë qene ne aeroport dhe nuk kanë mundur të hyjnë. Por shohim skena biblike. Turma prej mijëra njerëzish qëndrojnë në radhë dhe shtyjnë për të hyrë. Praktikisht nëse nuk je amerikan apo nga shtetet partnere të NATO-s nuk mund të hysh.

Unë komunikova me një afgan i cili ishte përkthyes për ushtrinë amerikane, dhe që arriti të hynte sot, duke i shpëtuar rrahjes. Për të sqaruar shikuesit tanë; për të mundësuar qasjen në aeroport duhet fillimisht të kalosh perimetrin e kontrolluar nga luftëtarët talebanë, çka është shumë e vështirë. Ata ndonjëherë shohin dokumentacion, ndonjëherë nuk e lexojnë dot.

Kështu është tërësisht arbitrare më pas kalon në shtresën e dytë, që përbëhet nga komando të forcave afgane dhe që praktikisht janë vija e parë e mbrojtjes për forcat amerikane.

Në nivelin e tretë janë forcat amerikane. Prandaj është bërë virtualisht e pamundur për njerëzit që nuk janë amerikanë apo nga shtetet e NATO-s të hyjnë në aeroport.

Si rezultat, shumë qytetarë, madje edhe amerikanë apo me shtetësi të dyfishtë, kanë frikë të rrezikojnë. Kjo nënkupton se avionët nuk mbushen as shpejt se duhet për të përshpejtuar evakuimet”, u shpreh reporterja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: