Rusia i ka shkaktuar “një vit terrori Ukrainës”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin në komentet e tij të para në samitin e NATO-s ditën e sotme.

Duke dhënë një konferencë shtypi nga Brukseli, Austin thase ai “po sigurohet që Ukraina të ketë atë që i nevojitet kur i nevojitet”, ndërsa shtoi se Ukrainës i janë dhënë më shumë se tetë brigada luftarake.

“Por siç thashë muajin e kaluar në Ramstein, kjo nuk ka të bëjë me një aftësi të vetme. Ka të bëjë me ofrimin e të gjitha kapaciteteve që kemi. Ka të bëjë me integrimin e të gjitha këtyre sistemeve së bashku,” deklaroi ai.

I pyetur se çfarë po shihte Perëndimi nga Rusia, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se në muajt e fundit ai ka parë një “fushëbetejë të kontestuar nga të dyja palët”.

“Ne shohim Rusinë duke futur një numër të madh të rekrutëve të rinj në fushën e betejës. Shumë prej tyre janë të trajnuar keq dhe janë të pajisur keq. Dhe kështu shkalla e tyre e vdekshmërisë ka qenë vërtet e lartë,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb