Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ardian Shtuni, tha në “Real Story”, në “News 24” se po sulmohet identiteti kulturor shqiptar.
Këtu ai përmendi salafistët, që sipas tij është një grupim islam që ka të bëjë me një radikalizëm të theksuar, për t’u kthyer në kohën e mesjetës dhe zbatimit të Sherihatit.
Sipas tij salafistët e theksuar, “flamurin shqiptar e djegin dhe pasaportat i grisin”.

“Ai individ kishte tentuar të shkonte, u kap, u dënua, shteti e nxori herët nga burgu, i dha shtëpi. Ai po qëllonte me kallashnikov dhe jo me llastiqe. U asgjësua shumë herët nga ndërhyrja e forcave speciale që e vranë. Nuk ka garanci që t’i e nxjerr dhe e rehabiliton një person të tillë. Unë nuk thash po sulmohet Shqipëria, thash po sulmohet identiteti kulturor shqiptar. Kjo për t’u zëvendësuar me identitetin fetar salafist. Salafistët kanë të bëjnë me një radikalizëm të theksuar për t’u kthyer në kohën e mesjetës dhe të zbatimit të Sherihatit, por të deformuara, të cilët janë financuar mjaft mirë. Nuk mundesh të kesh identitet të fortë kombëtar, kur ke identitet salafist, ata dhe flamurin shqiptar e djegin, pasaportat i grisin. Nuk mund të jesh shqiptar, salafistët ekstremë që i bashkohen rrymave dhe janë të ngjashëm me terroristët”, tha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb