Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar në “Facebook” presionin e jashtëzakonshëm, që sipas tij, po bëhet mbi tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Durrës, që të marrin pjesë në votimet e ditës së diel.

Bylykbashi publikon një mesazh në rrjet, sipas të cilit, thuhet se është urdhëruar me çdo kusht e mënyrë pjesëmarrja 48% në votime.

“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne ‎presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve.

Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim‎. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017”, shkruan Bylykbashi.

Oerdii
Oerdii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb