Kryetari i Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë Ardian Hysa në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se qeveria po synon të përçajë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara.

Hysa tha se po tentohet përçarja e këtij komuniteti, ndërsa ka shtuar se shpreson e beson se të gjitha aferat korruptive që bëhen nga ana e qeverisë në PAK, të hetohen nga ana e SPAK-ut, i cili tashmë pritet të nisë nga puna.

“Mbështetja e qeverisë për ne ishte e rëndësishme. Kjo mbështetje ka qenë deri më 2014. Synohet sidomos nga bashkitë, që të cohët boxheti tek një organizatë dhe ky është një non sens. Organizatat me aftësi të kufizuara zgjidhnin vetë anëtarësinë, ndërsa tashmë është ministri apo kryeministri që vendos. Edhe OKB e ka shqetësim kryesor këtë situatë. Në cdo veprim që qeveria bën, nuk është transparent. Nuk merret asnjë mendim, opinion yni. Organizata jonë tashmë është e përjashtuar. Politikat për personat me aftësi të kufizuara duhen parë. Po synohet të përcahet organizata e PAK. Kjo situatë është shumë e rëndë. Me datë 15 është dita e shkopit të bardhë. Iu bëj thirrje të verbërve, por edhe të gjithë personave me aftësi të kufizuara që të marrin pjesë në manifestim për të mbrojtur të drejtat tona. Me krijimin e SPAK, do të hetohet edhe aferat korruptive te organizatat e të verbërve”, tha Hysa.

Ardian Hysa theksoi se në Shqipëri kanë pakënaqësi jo vetëm të verbërit, por të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

“Në Shqipëri kanë pakënaqësi jo vetëm të verbërit, por të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Raporti europian për të drejtat tona nxihet. Kjo do të thotë se shqetësimet dhe problematikat që janë ngritur nga të verbërit dhe nga personat me aftësi të kufizuara do të  thotë se janë të vërteta. Nëse i referohemi konventës së OKB, ajo është përkthyer keq. Fondet publike kalojnë nëpër disa organizata që nuk mund të kenë anëtarësi.  Përkthimi mund të cilësohet vepër kriminale, sepse është përkthyer keq, në falsifikim të konventës”, deklaroi Hysa.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb