ELBASAN

Në kuadër të turit ‘Po të dëgjoj’, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në një takim me punëtorë në qytetin e Elbasanit.

Kreu i PD-së ka postuar përmes një video në facebook, pjesë nga biseda, ku vendin kryesor e zënë hallet e tyre të përditshme

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.” shkruan Basha në statusin bashkëngjitur videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb