Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë.

Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, siç thekson vetë Basha, ky i fundit po përdor komunikimin në instagram për të dëgjuar të rinjtë.

Me moton “Po të dëgjoj”, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë.

B5db3b7d 8a66 4ec8 A3be Dfd498da330a
B5db3b7d 8a66 4ec8 A3be Dfd498da330a

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’, pyet Basha.

Komunikimi në instagram, një rrjet social i përdorur në masë nga të rinjtë, është një format e reja të komunikimit publik të shefit të opozitës. Deri tani komunikimi është shumë impenjativ dhe ka tërhequr me mijëra komente, përgjigje dhe pyetje, që, me siguri, do të sjellin reagimin e kreut të opozitës. Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb