Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” , deklaroi se po të heqësh presidentin Ilir Meta nga ekrani, fushata do të ishte europiane.

Rama thekson se opozita ka nisur të ndjejë humbjen në zgjedhje. Ai shtoi se beteja e PS-së nuk është për jetë a vdekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit.

“Ngjarja në Elbasan tregon dëshpërim të madh. Dëshpëriim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë humbjen serioze më 25 prill.

Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të plagosen e vriten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: