Deputeti i PD, Dashnor Sula nga salla e Kuvendit i është drejtuar maxhorancës duke i kërkuar të përgjigjet dhe të japë llogari për skandalet e tenderave të denoncuara javët e fundit nga opozita.

Ai ka sjellë sërish në vëmendje dy tenderat që ka denoncuar edhe më parë, atë në Vilëbashtovë dhe në Godull, ku thotë se qeveria ka paguar 1.1 mln dollarë një palë shkallë e një godinë.

“Kjo seancë ka rëndësi për prokurimet publike, por ne si opozitë duhet të jemi konkrete në ato që themi, dhe ka rendësi për qytetarët që të denoncojë me fakte ato korrupsione që ka bërë kjo qeverisje. U tha këtu që ka rendësi parandalimi. Sigurisht, siç është dhe rasti i mjekut, që të kuron duke parandaluar se po të hyri tenja pastaj ke marrë fund. Edhe puna juaj kështu është, ju pasi kapeni me presh në duar, me korrupsion, me miliona euro, thoni tani jemi të barabartë para ligjit… tani këtu një biznesmen, në momentin që bën një ndryshim të vogël në një faturë tatimore, shikohet direkt, ndërsa këto që bëjnë këto kompani nuk shikojnë. A ka logjikë, naj shkencëtar që të thotë që të bashkosh rrushin me bananen, dhe të dalë betoni? Këtë keni bërë ju. Ne po ju themi ja ku janë faktet, ju thoni gjurmët. Po u themi se keni një grup parlamentar në burg, po krijohet një grup tjetër dhe në shtator do të ketë  përsëri të tjera nga maxhoranca, ju thoni jo! Po u them zonja ministre e financave sa u përket tenderimeve… ore zotëri më tregoni këto dy tendera që i kam denoncuar më parë, këtu është lumi Shkumbin, keni hedhur 1.1 mln dollarë, në Vilbashtovë. Ku janë lekët? Ku janë veprat e ndërtuara? A kushton 1.1 mln dollarë kjo godinë?! A kushtojnë 1.1 mln dollarë një palë shkallë? Më jep përgjigje. E njëjta gjë është dhe në Godull. 3.3 mln dollarë ku janë? Ku janë tenderat? Për naftën, një kompani nafte ka marrë 14 mln euro nga ky tenderim, ndërsa 80 operatorë të tjerë kanë marrë pjesën tjetër të naftës në gjithë Shqipëri. E kupton çfarë bëhet apo jo?”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: