Nëpërmjet një video-mesazhi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

Në videon e publikuar, qytetarë të prekur nga koronavirusi dhe të shtruar në spitalin COVID, tregojnë vështirësitë më të cilën po përballen për shkak të virusit.

“Në familjen time të gjithë janë vaksinuar përveç meje sepse ishte zgjidhja ime. Kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua t’u them të gjithë të rinjve të vaksinohen”, shprehet një i ri.

Gjithashtu një tjetër qytetar i prekur nga Covid dhe i shtruar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor, apelon që të mos tregohen neglizhentë ndaj vaksinës.

“I bëj thirrje të gjithëve ta vaksinohen një orë e më parë. Po të isha i vaksinuar do të isha në shtëpi me fëmijët”, shprehet ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: