Pas publikimit të librit të tij autobiografik, Princi Harry ka folur sërish në një intervistë për “The Late Show”, ku u ndal te marrëdhëniet me vëllanë e tij.

Pyetjes, ‘Nëse nëna juaj do të ishte ende gjallë, a keni menduar se si do ta përballonte këtë moment?’, Duka e Sussex-it tha se kurrë nuk do të kishin arritur në këtë pikë. “Ne nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Është e pamundur të thuhet se ku do të ishim, ku do të ishin marrëdhëniet tona, por në asnjë mënyrë nuk do ta kisha këtë distancë nga vëllai im.”, tha ai.

I pyetur nëse kërkon ndihmën e nënës së tij ndonjëherë, apo nëse përpiqet të mendojë se çfarë këshille do t’i jepte ajo, ai tha: “Kam thënë në shumë intervista se e kam ndjerë vërtet praninë e mamasë sime, veçanërisht në këto vitet e fundit. Dhe në librin tim kam përshkruar me detaje se si shkojmë dhe flasim me të në varr. Ai ndjeu se ajo kishte qenë me të për një kohë të gjatë, duke e ndihmuar atë të ndërtonte jetën e tij, dhe më pas kaloi tek unë.”.

Princi Harry shtoi: “E kam ndjerë më fort në dy vitet e fundit sesa në 30 vitet e mëparshme”. Madje, për disa vite pas vdekjes së saj, siç rrëfeu ai, ai nuk e besonte që nëna e tij nuk jetonte më: “Për shumë vite kisha ëndrra, isha i bindur që ajo ishte ende gjallë. Isha 12 vjeç dhe nuk mund ta përballoja realitetin që ajo ishte zhdukur. Mendova se po fshihej. Se ajo po bënte një pushim dhe po planifikonte të kthehej dhe të më merrte mua, së bashku me William, nga këtu.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: