I ashpër ka qenë qëndrimi i deputetit të PD Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës në News24, Paloka tha se çdo shqiptar duhet të bëhet bashkë për të larguar regjimin. Po ashtu theksoi se qëllimi i vetëm i kryeministrit me shembjen e “Prestige Resort” ishte të mbyllte gojën e medias së lirë.

“Po të mos ishte djali i Kristaq Ramës do të ishte duke ruajtur çadra duke bredhur rrugës me Ver Llapës. Për fat të keq këtë të çmendur e kemi kryeministër. Kushdo sot duhet të tundë kambanë alarmi. Nesër do ti vijë radha dikujt tjetër. I kemi parë që po vazhdojnë të ndërtojnë edhe kundër ligjit. Por rasti konkret është rast hakmarrës. Pra të mos guxojë kush nesër të më dalë kundër. është akt hakmarrës i bërë me qëllim. Sot nuk është çështja vetëm tek ajo që ndodhi me Prestige Resort’, ky njeri qëkur ka ardhur në pushtet ka bërë të njëjtën gjë. Si frenohet? Si frenohet një i çmendur,? Vetëm duke u bërë bashkë dhe duke i thënë ndal. Sa më shumë mendon që ka pushtet që më shumë i duket vetja i fuqishëm dhe aq  më arrogant bëhet”, tha ai.

Më tej, Paloka tha se opozita nuk do të ndalet nga misioni i saj për të rrëzuar regjimin.

“Opozita në rrugën e saj i ka përcaktuar qëllimet, me protesta për t’ja marrë frymën këtij mostre dhe sigurisht rrëzimin nga pushteti dhe ndryshimi vjen nëpërmjet votës. Ai do të marrë përgjigjen që duhet të marrë çdo diktator. Ky jo vetëm u bën keq shqiptarëve, e bizneseve, por edhe i poshtëron ato. Pra duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta rrëzuar nga pushteti. Nesër jemi në protestë, dhe jo vetëm nesër. Nesër kemi pikësynim t’i tregojmë BE se në tryezë kanë një mostër anti-BE, antishqiptar. Ky është njeriu që vetëm me BE nuk ka lidhje. Ky është njeriu që shqiptarët i do jashtë BE-së. Ai e di që shqiptarët sado popull i durueshëm një ditë do të shpërthejnë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, ndaj ai do t’i largojë që të jetë i qetë.

Masat e policisë për protestën?

Paloka: Do të ndjekim të drejtën tonë kushtetuese për të protestuar, siguria e liderëve që do të vijë mund të cënohet nga Rama. Nesër do të protestojmë siç na e jep të drejtë Kushtetuta dhe aty ky e përcakton Edi Rama. Nuk mund të them detaje sepse nuk jam marrë me organizimin e kësaj proteste, por me rëndësi është që shqiptarët duhet të protestojnë.

Primaret?

Paloka: Kaluan një peshë të rëndësishme dhe të suksesshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: