Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar dy shqiptare, të moshës 19 dhe 21 vjeç në aeroportin e ishujve Kanarie në Spanjë, pasi dyshohen se udhëtonin me dokumente të falsifikuara, drejt Irlandës.

Shqiptaret u ndaluan në një kontroll kufitar përpara se të hipnin në bord. Punonjësit e policisë të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve kanë vërejtur parregullsi në pasaportat e paraqitura, ndërkohë që bëhet e ditur se dy vajzat e reja udhëtonin me dokumente false të Republikës Çeke.

Ndërkohë, ndalimi i tyre është bërë më 15 nëntor, ndërsa vetëm sot është bërë publik lajmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb