TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një mjeku dixhital pas dorëheqjes së drejtorit të Spitalit Kavajë Përparim Daiu.

Berisha kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë larg duart nga Kavaja, ndërsa mesazhdërguesi shkruan se Daiu është shkarkuar nga kryetari i Bashkisë pasi nuk ka pranuar karantinën në spitalin e Kavajës. Sipas tij, kryebashkiaku i Kavajës e ka sharë dhe ofenduar duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama.

POSTIMI I BERISHËS
Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!
Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajës. Në vend se të krijojnë në baza ushtarake zonën e Karantinës për të infektuarit nga koronavirusi dhe të trajtimit të tyre, duan të vendosin atë në një nga zonat më të populluara të vendit. Krim!
Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb
Doktor, në një mbledhje të thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajës Redjan Krali me të gjithë drejtorët ka pasur debate të forta me drejtorin e spitalit Përparim Daiu në lidhje me shpalljen e spitalit tonë Karantinë.
Pasi Daiu e ka kundërshtuar kategorikisht dhe pas një deklarate të tijën sot në Klan se Kavaja nuk do të bëhej Karantinë për Koronavirusin, Redjan Krali i ka kërkuar llogari se në emër të kujt fliste ai dhe duke e sharë e ofenduar i ka thënë se je i shkarkuar nga detyra dhe mos të shoh më nesër në punë!
Doktor, kjo punë nuk zgjidhet me shkarkim drejtorësh por me anulimin e menjëhershëm të urdhrit tinëzar nga ministria për shpalljen e spitalit tonë Karantinë.
Këta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thënë ‘po tha shef Edi karantinë do bëhet karantinë spitali dhe pikë’.

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb