Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë live nga tregu i Kombinatit. Balliu theksoi se qeveria do që të tkurrë edhe këtë treg.

Sipas tij, qeveria do që t’ua japë tezgat njerëzve të vet. Ai tha se në Shqipëri po shitet drogë e nuk po luftohet aq shumë, sa luftohen disa njerëz, që kanë 30 vite që shesin në të njëjtin vend qepë apo domate.

Klevis Balliu: Tregtarët kanë 30 vjet që shesin në këtë treg. Ky treg sa vjen e tkurret. Në prag të zgjedhjeve, ua japin tezgat njerëzve të vet. Po vijuat kështu, do shkoni tek drejtorët. Lërini budallaqet, jo po shet qepë e po shet pras. Këtu po shitet drogë e nuk po thotë gjë kush.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb