Detektivët policorë në Britaninë e Madhe kanë arrestuar tre kontrabandistë pas një përpjekje për të kontrabanduar 69 migrantë shqiptarë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar me një anije peshkimi.

Të arrestuarit, një shtetas lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një shtetas izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një shtetas letonez 39-vjeçar që jeton në Kent, u arrestuan nga oficerët e policisë në një seri bastisjesh në mëngjes, shkruan Daily Mail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet tregojnë se oficerët po trokasin në një derë përpara se një burrë me të brendshme t’i lejojë të hyjnë brenda. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit më pas arrestojnë burrin dhe e marrin me vete. Burrat tani po merren në pyetje nën dyshimin e përpjekjes për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm.

Arrestimet pasojnë përgjimin e anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve të Anglisë Lindore në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin NCA, Zbatimin e Imigracionit dhe Forcën Kufitare. Anija kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët zbarkuan në Haruich për t’u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.

Të tre anëtarët e ekuipazhit, një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe u akuzuan më pas. Shefi rajonal i hetimeve i NCA Jacque Beer tha: ‘Ata që janë arrestuar sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor në ngjarjet që çuan në përgjimin e Svanic në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo ishte një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të MB dhe hetimi ynë për këtë incident vazhdon. “Por aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA. ‘

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb