Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për kalim të paligjshëm të emigrantëve.

Blutë njoftojnë se në vendin e quajtur Ura e vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Njoftimi: 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për parandalim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi.

Policia e Shkodrës ka parandaluar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shpallen në kërkim dy shtetas. Sekuestrohen 1 automjet, 1 leje drejtimi dhe 7 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit:

-D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin po transportonin 7 shtetas të huaj me qëllim kalimin paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, në bashkëpunim”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb