Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet furgon tip “Benz” po transportoheshin klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit -I. N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb