Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. A. alias G. A., banues në Tiranë dhe rezident në Angli.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Livadhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. A. alias G. A., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Angli, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Shtetasi G. A. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Livadhit”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: