KORÇA

Një 53-vjeçar është arrestuar në Maliq të Korçës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm në Shqipëri kundrejt shpërblimit.

Vladimir Mataj u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE, por Policia arriti ta kapë në afërsi të fshatit Gurishtë.

Ndërkohë është arrestuar dhe një tjetër 17-vjeçar i cili u kap duke thyer masën e arrestit të shtëpisë pasi ishte arrestuar po për trafikim klandestinësh.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit, vihet në pranga 53-vjeçari.

Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili u kap në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. O., 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar me vendimin e datës 30.05.2021, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: