Policia e Pogradecit ka arrestuar një person, pasi është kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari I. M., banues në Vorë, pasi po transportonte me mjetin e tij tip “Benz” 4 emigrantë drjet Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb