Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë , Agim Nesho e ka cilësuar një sulm të hapur ndërhyjen e IKMT në Prestige Resort. Në një intervistë për gazetarin Oman Stafa, Nesho u shpreh se ky është një kërcënim i hapur ndaj turizmit duke shtuar se Rama shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar.

Pjesë nga intervista:

Pse zoti Rama tani nisi këtë sulm ndaj Hysenbelliu Group, përse në këto kur pishina ka shumë vite këtu? Neës24, BalkanWeb dhe Panorama kanë publikuar fakte se si abuzohet me paratë e shqiptarëve.?

Nesho: Fuqia reale që ka media në Shqipëri ka bërë që Rama të humbë ekuilibrat, ai sot po tregon zemërimin e një diktatori të vogël që media e lirë të më mos jetë. Vetë media pasqyron vjedhjet e ndodhura në Shqipëri, kemi afera pa fund me PPP dhe shpërdorim të tenderave dhe e vetmja situatë që i ka mbetur është ky veprim.

Kemi folur për turizmin elitar, politike kjo e qeverisë shqiptare, si e shihni këtë moment? A është kjo një kërcënim për investitorët?

Agim Nesho: Ky është një kërcënim dhe nuk ka të bëjë me turizmin por me perspektivën e pushtetit të tij të korruptuar, ky është qëllimi i vetëm i tij , pra është një kërcënim ndaj të gjithë pronarëve që nëse nuk zbatojnë dhe përkrahin Ramën , një gjë e tillë do t’u ndodhë, ky ishte edhe thelbi i kërcënimit që ndodhi në këtë resort, pra sikur jemi brenda një shteti policor brenda  një resorti. Rama është dëshpërimisht në fund dhe shumë shpejt do të japë llogaridhënie para popullit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: