TIRANË

Fëmijët jana ata që dinë të gëzojnë për festa si askush. Gazetari Osman Stafa për të dytin vit radhazi vijon nismën e tij “Po t’vjen një kartolinë”, me atë të secilës mbledh lodra e dhurata që shkojnë për fëmijë që jetojnë në zonat rurale ku shpesh gjendja ekonomike është edhe më e rënduar.

I ftuar në “Vila24” Stafa tha se për shkak të punës i është dashur të vizitojë shumë zona të vendit, e në mendje i ka mbetur një shkollë në Bulqizë ku fëmijët pas mësimit shkojnë të mbledhin krom për të ndihmuar familjen, madje shumica kishin humbur edhe baballarët gjatë punës në minierë.

Stafa fton të gjithë personat që kanë dëshirë të dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë duke iu bashkuar kësaj nisme on line.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb