TIRANË

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar shprehet se të gjithë pasagjerët që kanë prerë biletën për të udhëtuar sot drejt Italisë, duhet të kenë kujdes pasi punëtorët e sindikatave në shtetin fqinj kanë paralajmëruar një grevë katër orëshe nga 10:00-14:00.

Sipas tij, si rezultat i kësaj priten vonesa në fluturime nga aeroporti i Rinasit, ndërsa këshillon pasagjerët që të konsultohen me kompanitë  që kanë rezervuar biletën me qëllim që të evitojnë pritjet e gjata.

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata”-theksohet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb