Një automjet me një sasi të konsiderueshme droge është ndaluar sot në Qafe-Botë.

Burime për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Shpresa Dine bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arsen Hoxha, rreth 40-vjec, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij drejt Greqisë.

Po ashtu mësohet se mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim. “BalkanWeb” mëson po ashtu se drejtuesi i mjetit, Hoxha, është arrestuar dhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinesh në Sarandë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb