TIRANË

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje “Skype” me emisionin “Të Paeskpozuarit” në News 24 tha se dhuna në Shqipëri zbatohet në formë strukturore.

Ai theksoi se kjo dhunë iu krijon pamundësinë qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje. Gjithashtu analisti, Fatos Lubonja, shtoi se është mbështetës i dhunës jo fizike, por e asaj që njihet si “dhunë idealiste” dhe që mbështet me vendosmëri për një çështje me interes publik.

“Unë kam pasur rezervat e mia për ikjen e parlamentit dhe i kam shkrimet e mia të shkruara dhe të ruajtura. Kur vjen puna për dhunën, ne kemi të bëjmë me një dhunë strukturore.  Dhunë strukturore dhe qytetarët ndihen të pafuqishëm për të marrë pjesë në vendimmarrje. Kjo është një dhunë konstante e Edi Ramës.

Drejtësia duhet të reagonte dhe e dyta është edhe zgjedhjet. Dhe në fund fare shkojmë në zgjedhje dhe i japim në fund goditjen kësaj qeverisje të mbrapsht. Këto të dyja na janë evituar. Në kushtet kur vidhen zgjedhjet nuk ka asgjë për të bërë. Dhuna prodhon dhunë dhe tek shqiptarët janë edhe më problem.

Kur kam folur për dhunë kam folur për “dhunë idealiste”, pra dhunë e njerëzve idealistë dhe nuk jam kundër kësaj dhune dhe kjo nga ana tjetër nënkupton edhe ndjeshmërinë dhe nga krahu tjetër. Për fat të keq ne shkojmë në konflikte. Kur është fjala për konflikte faji i delegohet qeverisë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb