TIRANE

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe ne mezi po pres të shohim si e kanë realizuar dhe si e kanë ‘sjellë në jetë’ Florin mesa muzikës që e duan e i mungon shumë fansave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb