Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shprehur sërish pendesë për djegien e mandatave dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Ajo ka thënë po ashtu se sot, LSI po vuan marrjen e vendimeve radikale që i kushtuan demokracisë dhe ekonomisë shqiptare. Megjithatë, Kryemadhi theksoi në intervistën e dhënë për “ABC News” se ka një dritë jeshile dhe ajo është goditja e aferave të inceneratorëve pas denoncimeve të bërë nga LSI.

“Kemi vepruar gabim në 4 vitet e kaluara me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale të cilat nxorën jashtë loje dhe jashtë të gjitha institucioneve demokratike opozitën. Jo duke e minimizuar por duke e nxjerrë jashtë çdo kalkulimi opozitën dhe duke dëmtuar sistemin e demokracisë. Ne sot paguajmë faturën e atyre veprimeve radikale të cilat i kushtuan jashtëzakonisht jo vetëm demokracisë por dhe ekonomisë shqiptare.

Shanset janë për ta rimëkëmbur opozitën janë shumë të mëdhaja. Jeta parlamentare nuk është ajo që ka qenë nuk ka më ritmin dhe produktivitetin e diskutimeve sepse diskutime bëhen sipërfaqësore. Por ka një pikë kthese, një dritë jeshile në tunelin e errët të tranzicionit se çdo do të ndodhë javët në vijim, me ngjarjen e ditës denoncimin që ka bërë LSI për të tre inceneratorët të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: