Majk Eshlij pritet ta shesë klubin te Mohamed Bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, i cili do t’ia besojë drejtimin e “qymyrxhinjve” një emri të madh në skenën e trajningut botëror. Sipas asaj që raporton “Daily Star”, veç Masimiliano Alegrit dhe Rafael Benitezit, në skenë ka dalë dhe një emër tjetër.

Bëhet fjalë për një njohje të Premier Leagues, Mauricio Poçetinon, që pat drejtuar Totenhemin deri në vjeshtën e këtij viti. Madje, ai është emri i parë në listë dhe flitet se argjentinasi është i gatshëm të ulet me drejtuesit e rinj në tavolinë sapo klubi 127 vjeçar të ndryshojë pronësi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb