Mauricio Pochetino nuk i ka mbajtur dot lotët pas atij kualifikimi spektakolar për në finalen e Ligës së Kampioneve në sekondat e fundit. Argjentinasi ka falenderuar lojtarët e tij për këtë arritje historike duke i cilësuar ata si heronj të vërtetë.

“Faleminderit futboll, Faleminderit lojtarëve të mi. Ua thashë, lojtarët e mi janë heronj. Është e pamundur të përjetosh emocione të tilla pa futbollin. Unë jam një person emocional. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne, e vështirë të përshkruaj me fajlë atë që ndjejmë.

Kur punon dhe ndjen dashuri, nuk është stres, është kënaqësi. Treguam pasion ndaj Mançester Sitit dhe përsëri sot. Ishte e vështirë, por ky është një turne magjik. Jam kaq me fat që jam një trajner. Të gjithë lojtarët janë heronj, por Lukas Moura është një superhero”, u shpreh Pochetino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb