Mauricio Pochettino nuk e ka të gjatë te PSG. Trajneri argjentinas ka zhgënjyer tërësisht, pasi edhe pse në ekip u afruan emra të mëdhenj, skuadra nuk ia doli dot të ishte protagoniste në Champions League.

Kështu, Pochetino është drejt largimit nga “timoni” i kampionëve të ri të Francës. Sipas L’Equipe, tekniku është kontaktuar nga Athletico Bilbao. Klubi bask ka kohë që e ka në listën e dëshirave, teska vetëm tani duket se janë kushtet e duhura.

50 vjeçari nuk është një emër i panjohur për futbollin spanjoll, pasi më parë është ulur në pankinë e Espanyol, në vitin 2019.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: