Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochetino ka shpërthyer në lot pas shënimit të golit të 3 në sekondat e fundit, gol i cili kualifikoi londinezët në finalen e Champions League.

Tottenham ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori ku do të ndeshet me një tjetër rival nga kampionati anglez, Liverpool.  Londinezët eliminuan Ajaxin në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një nga më meritoret e këtij triumfi padyshim që është trajneri Pochetino. Strategu argjentinas ka shpërthyer në lot pas ndeshjes duke i përqafuar një nga një futbollistët e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb