Pas lotëve të gëzimit dhe përmbysjes të jashtëzakonshme që vuri në jetë, Mauricio Pochetino tremb Tottenham dhe lë pa gjumë të gjithë trajnerët të cilët nuk e kanë të sigurt stolin e tyre. Deklarata e tij një ditë pasi siguroi një biletë për në fazën finale të Champions League po bën xhiron e botës. E fiton apo jo Champions League, Pochetino nuk është i sigurt për të ardhmen e tij: “Largohem nga Tottenham nëse fitoj Champions? Mbase largohem edhe nëse nuk e fitoj”.

Mauricio Pochettino 6
Mauricio Pochettino 6

Kjo deklaratë e teknikut argjentinas trazon shumë botën e treningut, Pochetino është një nga trajnerët më të kërkuar në europë dhe tashmë shumë klube pritet të mësyjnë në Londër për ti paraqitur një ofertë konkretë. Pas 5 vitesh në krye të “gjelave”, Pochetino mund të largohet nga Londra, me apo pa Champions League në duar.

Pavarësisht se nuk ka fituar asgjë në këto vite, të paktën deri tani, Pochetino mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në europë. Ishte shumë pranë Real Madrid por tashmë me rikthimin e Zidane, kjo pistë bie automatikisht. Nëse Allegri largohet nga Juve, Andrea Agnelli do të përpiqet ta transferoj në Torino. PSG është një tjetër skuadër e cila kërkon një trajner të ri, Pochetino do të ishte ideali. Bayern Munich, Man.United dhe Milan janë tre ekipet e tjera ku Pochetino shihet si trajneri i së ardhmes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: