Rrugëtimi i Pochettinos në krye të PSG praktikisht përfundoi në Madrid, pas eliminimit që pësuan në fazën e 1/8 në Champions League, pritet vetëm fundi i sezoni për të bërë zyrtare këtë divorc. Në Francë dhe jo vetëm, mediat kanë nisur punën për të zbuluar pasuesin e teknikut argjentinas. Zinedine Zidane është kandidati numër 1, dëshira më e madhe e presidentit Al Khelaifi por dhe tifozëve, ky nuk është një sekret, por me sa duket Zidane nuk është opsioni i vetëm.

Zidane
Zidane

Massimilano Allegri është gjithashtu një pistë e pëlqyeshme, një trajner që edhe më herët është përfolur për një kalim të mundshëm në Paris. Përtej dëshirës, nuk është e lehtë që PSG të arrijë tek Allegri pasi tekniku ka një kontratë me Juven deri në vitin 2025.

Allegri
Allegri

Drejtuesit e klubit e kanë të qartë se në krye të ekipit duhet një trajner me karakter, me dorë të hekur, për të rikthyer në shina lojtarë si Messi, Neymar apo Donnaruma. Allegri i ka të gjithë këto karakteristika, plus që në Paris do të gjente edhe një ish lojtar të famshëm si Pol Pogba i cili pritet që në fund të sezonit të transferohet në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: