Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për dëmtimin e pësuar nga Harry Kane në ndeshjen e Champions League kundër City-t.

“Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë trajneri argjentinas për “BT Sport”. Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha pasi ndrydhi kaviljen në minutën e 55-të të takimit në një tentativë për t’i marrë topin mbrojtësit të City-t, Fabian Delph.

Edhe pa Kane, Spurs kanë arritur të marrin fitoren falë golit të Son në minutën e 79-të, por do ta kenë shumë të vështirë ta ruajnë avantazhin pa yllin e tyre në ndeshjen e kthimit, që do të luhet 17 prillin e ardhshëm në “Etihad Stadium”. “Jemi të kënaqur se treguam cilësi të shkëlqyer. Paraqitja ishte e mirë, por janë edhe 90 minuta të tjera për t’u zhvilluar”, ka thënë Pochettino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb