E ardhmja e Zinedine Zidane mbetet ende e pa qartë, përcaktuese pritet të jetë sfida e fundit në Champions League kundër B.Monchengladbach. Në rast shkarkimi, zëvendësuesi pritet të jetë Pochettino, për këtë nuk kanë asnjë dyshim në Angli. Argjentinasi është një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, me të në stol madrilenët do të përpiqen të ndërtojnë një ekip të ri, i aftë për të rikthyer spanjollët tek triumfi. Pavarësisht krizës financiare, sipas mediave angleze, Pochettino ka përpiluar edhe një listë dëshirash, preferenca e parë është Paolo Dybala.

Dybala Real Madrid 1hdpmp2v8viz31dprff3g6ello
Dybala Real Madrid 1hdpmp2v8viz31dprff3g6ello

Në fakt, Pochettino e ka kërkuar edhe kur ishte pjesë e Tottenham, trajneri duket i fiksuar pas idesë për ta pasur në formacion. Dybala nuk ka rinovuar ende kontratën me Juven dhe mund të ndryshoj ambient në fund të sezonit, Madridi do të ishte destinacioni perfekt. Jo vetëm Dybala, në listën e Pochettino janë dhe dy emra të tjerë të rëndësishëm, Harry Kane dhe Dele Alli. Kapiteni i “tre luanëve” edhe më herët është lidhur për një transferim të mundshëm tek Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb