Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino shton edhe më thellë dyshimet se çfarë po ndodh me Kylian Mbappe.

Në një konferencë për shtyp, trajneri argjentinas thotë se sulmuesi francez po përgatitet për ndeshjen e nesërme ndaj Reims.

Ndërkohë ai konfirmon se Mbappe nuk ka thënë se do që të largohet nga PSG.

170 milion euro + 10 milion euro shtesa ka ofruar Real Madrid për Mbappe dhe madje zyrtarizimi pritej të ndodhte që këtë fundjavë, por shumë transferime të tjera kanë ndodhur dhe ai i francezit tek Reali ende jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb