Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Podujevë të Kosovës.

Një vajzë Agnesa Rakaliu lutet për të ndihmuar nënën e saj të paralizuar prej dy muajsh.

“Do doja të vijoja shkollën por duhet të kujdesem për nenën time, pas vitit të parë të fakultetit të infermierisë u detyrova të ndërpriste studimet. Përveç meje askush nuk mund të kujdeset për të, askush nuk e ushqen as e vesh, nuk kemi mundësi për ta operuar”,-thotë 19 vjeçarja.

Xhezidja e ëma e Agnesës ka nevoje për dy operacione tek gjunjët. Familja Rakaliu jeton me vetëm 150 euro pension të Aliut kryefamiljarit. Aliu është 83 vjeç dhe vetë ai vuan nga disa sëmundje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb