Paul Pogba u rikthye te Juventusi, por gjërat nuk shkuan siç francezi dëshiroi. Mesfushori u dëmtua dhe qëndroi jashtë fushës, duke bërë kështu që mos të kontribuojë dot për bardhezinjtë.
Pogba, në një seancë për të dëshmuar në arrestimin e Adama Camara, një prej personave të akuzuar për grabitjen e tij ka thënë se një ndikim të madh për rikuperimin e vonuar e ka patur edhe stresi. “Kjo ka pasur një ndikim të madh në trupin dhe shëndetin tim. Ka ndikuar shumë në rikuperimin tim dhe dëmtimet që kam pësuar gjatë vitit të fundit” – Tha ai.
(BalkanWeb)