Paul Pogba nuk është i lumtur në Mançester, kërkon të largohet, fakt të cilin e konfirmoi një ditë më parë edhe agjenti i tij, Mino Raiola. Të blesh kartonin e francezit nuk është aspak e lehtë, as për Juven e as për Real Madrid, dy klube të interesuara prej kohësh për të siguruar shërbimet e tij. Në këtë kohë të vështirë e vetmja mënyrë për të arritur tek mesfushori është përfshirja e një lojtari për të ulur kostot e transferimit.

Paul Pogba Newmun 16 9
Paul Pogba Newmun 16 9

Në Itali flasin se Pogba është i gatshëm të rikthehet në Torino, kjo dhe për një arsye të thjeshtë, “Zonja e Vjetër” ka në dorë një “xholi” që mund të bëjë të mundur këtë transferim, Paulo Dybala. Argjentinasi është zhdukur këtë sezon, për më tepër që nuk shihet si i paprekshëm nga Andrea Pirlo. Trajneri i Juves nuk do të ishte kundër një shkëmbimi të tillë, edhe në Mançester janë të gatshëm të futen në negociata pasi Dybala është një emër që e ndjekin prej kohësh. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici: “Pogba? E njohim shumë mirë vlerën e lojtarit por e dimë gjithashtu se sa kushton, të shohim”, u shpreh Paratici duke lënë gjithçka të hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb