Kombëtarja franceze është tronditur në prag të ndeshjeve për Ligën e Kombeve teksa dy yje të saj i kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për Paul Pogba të Manchester United dhe Ndoumbele të Totenham. Dy yjet e Premier League tashmë duhet të kalojnë 14 ditë në izolim teksa Franca i ka hequr nga grumbillimi për sfidat e fillim shtatorit.

Këto do të jenë mungesa të rëndësishme për Francën, por Didier Deschamps i ka zëvendësuar menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb