Nuk është Paul Pogba objektivi kryesor i Real Madrid në merkaton e verës. Deklaratat e super menaxherit Mino Raiola pak ditë më parë se klubi madrilen do të bënte një goditje të madhe bën që e gjithë vëmendja të kthehej te mesfushori francez, por siç zbulon e përditëshmja “Marca”, “los blancos” kërkojnë një sulmues dhe në krye të listës qëndron Erling Haaland.

065513618 1db70d9e 68d4 4b6c 8b96 Ac7ad3b365b6
065513618 1db70d9e 68d4 4b6c 8b96 Ac7ad3b365b6

Talenti norvegjez I ka mrekulluar të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij në fillim me Salzburg dhe më pas me Borussia Dortmund. Haaland ka një klauzolë 75 milion euro në kontratën e tij me klubin gjerman, por ajo hyn në fuqi vetëm në vitin 2022. Për lëtë arsye, Real Madrid dhe presidenti i tij, Florntino Perez duhet të paraqiten me një ofertë shumë të lartë për të bindur Borussia Dortmund të shesë talentin e saj.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb