6 vite më pas, Pogba është gati të rikthehet në Torino. Akordi me mesfushorin francez është total, i arritur kohë më parë(kontratë 3-vjeçare, 8 milionë euro neto në sezon plus 2 të tjera bonus). Mbetet vetëm firma mbi kontratë për të zyrtarizuar këtë rikthim të bujshëm, diçka që pritet të ndodh në ditët në vijim.

Sipas La Stampa: Pogba është gati të marrë fanellën me numrin 10, të shndërrohet në këtë mënyrë në pasuesin e Dybala. Me Pogba që është një çështje e mbyllur, Juve po ndjek disa pista të tjera, një prej tyre është dhe Morata, Allegri kërkon ta ketë sërish në dispozicion, për këtë arsye drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po përpiqen të gjejnë një akord me Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij dhe kërkon 35 milionë euro. Juve kërkon të përfshirë në negociata Kean, për të zbutur kostot.

Nëse nuk arrijnë të Morata, Juventus ka gati planin B, së fundmi në skenë ka dalë emri i Marko Arnautevic, pasi Allegrit i duhet me çdo kusht një zëvendësues për Vlahovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb