“Tuttosport” sjell edhe një herë emrin e Paul Pogba, rikthehet të flas për të ardhmen e mesfushorit francez dhe mundësinë për një rikthim të mundshëm tek Juventus. Fakt është që Pogba mund të largohet falas në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me Man.United, por konkurrenca është e madhe pasi për të interesohen edhe dy “big” të tjerë, Real Madrid dhe PSG.

Pengesa më e madhe është paga e tij vjetore, Pogba përfiton tek Man.United 13 milionë euro neto në sezon, shifër që as që imagjinohet se mund t’ia ofrojë Juventus. Nëse Pogba dëshiron të transferohet tek Juventus, dëshirë që nuk e ka fshehur kurrë, atëherë duhet të pranojë një skonto shumë të madhe, duhet të shkoj tek 7 milionë euro, aq sa është edhe tavani i rrogave në Torino.

Nëse Juve do të futet në negociata për Pogba, kjo varet shumë edhe se çfarë do të bëjë Paulo Dybala, do të largohet apo jo? Nëse argjentinasi rinovon, shanset që Juve të futet në negociata për Pogba janë thuajse zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb