E ardhmja e Pol Pogba mbetet ende e paqartë. Mesfushori francez ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë nga ana e “djajve të kuq” për të rinovuar kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit.

Drejtuesit e United nuk ka ndërmend të kapen të papërgatitur në fund të sezonit, për këtë arsye kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin ideal të francezit.

Sipas Manchester Eveninig News, Frank Kessie ka përfunduar në listën e dëshirave të United. Mesfushori i Milan është në një situatë të njëjtë me Pogba, në fund të sezonit largohet falas, gjithnjë nëse nuk rinovon kontratën e tij aktuale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb