“Nuk flas për merkato deri në përfundim të sezonit”, kështu u shpreh Max Allegri, por ndryshe nga trajneri, drejtuesit e klubit vijojnë punën për të ndërtuar Juven e sezonit të ri. Këtë të hënë është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe përfaqësuesve të Paul Pogba.

Mesfushori francez do të largohet nga falas nga Man.United në përfundim të këtij sezoni dhe ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm në Torino. Ky takim do të shërbej për të kuptuar se çfarë dëshiron Pogba, në aspektin financiar.

Tuttosport
Tuttosport

Nga njëra anë është dëshira e Pogba, për të veshur fanellën bardhezi, por nga ana tjetër fakt është gjithashtu që Juve ofron më pak se PSG, ekipi tjetër që ka shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e Pogba. Juve kapet fort pikërisht nga ana emocionale e Pogba, shpresojnë që francezi të pranojë pak skonto. Juve mund të shkoj maksimumi në 7-8 milionë euro plus bonuse, por Pogba aktualisht përfiton te Man.United 15 milionë euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: