Pol Pogba ka vendosur që t’i japë përfundimisht lamtumirën Mançester Junajtid pas eksperiencës së tij të dytë në këtë klub. Francezi ka refuzuar të gjitha propozimet për rinovim që i kanë ardhur nga klubi dhe tashmë po sheh për një sistemim të ri.

Dhe duket se lojtari ka vetëm një kusht për cilindo qoftë ekipi i tij, atë të rrogës që do të përfitojë, Sipas “The Telegraph”, Pogba nuk ka refuzuar asnjë klub deri tani, thjesht po pret verën që të zgjedhë me qetësi mes skuadrave për të cilat mund të firmosë. Kjo do të thotë se ai është gati të qëndrojë në Angli, nëse një klub tjetër është gati të firmosë me të sipas kushteve financiare që dikton mesfushori.

I njëjti burim ka bërë të ditur se Pogba ka vendosur si kusht që të ketë të paprekur rrogën që përfiton aktualisht, rreth 230 mijë euro në javë. Kushto që do të ofrojë të paktën këtë shumë, është i mirëpritur për të nisur negociatat konkrete me Mino Raiolën. Mendohej se PSG dhe Juventus ishin dy alternativat kryesore për Pogba, por tashmë që është mësuar kusht i tij parësor, shumë klube të tjera janë gati të vihen në garë për futbollistin. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb