Paul Pogba po kalon ditët më të rëndësishme të karrierës së tij. Mesfushori është larguar nga Manchester United dhe akoma nuk ka konfirmuar skuadrën e re ku do luajë në edicionin e ardhshëm. Francezi, gjatë serialit dokumentar kushtuar atij nga Amazon Prime, lëshoi një deklaratë tejet interesante, ku foli për situatën aktuale, apo edhe për atë që solli “divorcin” me gjigandët e Premier League.

“Sot jam në një pikë vendimtare në karrierën time. Më duhet të marr vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen time. Dhe nuk kam të drejtë të bëj gabime.

Manchester United është në zemrën time dhe do të qëndrojë atje përgjithmonë. Unë dua t’u tregoj Djajve të Kuq se ata bënë një gabim duke pritur që të më ofrojnë një kontratë të re. Unë dua t’u tregoj se e kanë gabim. Si mund t’i thuash “jo” një lojtari që dëshiron konfirmimin. Çfarë mund t’i ofroni atij? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë” – tha ai.

Dddddddd
Dddddddd

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb